Atletico Madrid, Simeone i bindur për kualifikimin në finale: Kemi shumë besim dhe jemi të sigurt
Dani Alves u kthye të jetë protagonist në një stadium futbolli, pikërisht në Metropolitano të Madridit, por tani loja e futbollit nuk ka të bëjë fare.
Ish mbrojtësi i djathtë brazilian, tashmë 43 vjeç ishte një prej protagonistëve të ‘The Change Madrid 2026’, event evangjelist ku ai mbajti një fjalim përpara 35 mijë personave si pjesë e jetës së tij te rë në rolin e predikuesit evangjelist që kryen në Kishën Elim të Gironës.
‘Kam qenë 14 muaj në burg, por pikërisht atje Krishti më çliroi-deklaroi ish mbrojtësi i Barcelonës dhe Juventusit që më pas tregoi sesi besimi u bë pika qendrore e jetës së tij pas një prej momenteve më të vështira-kisha humbur gjithçka, por duke i humbur të gjitha gjeta Jezu Krishtin’
Pas qëndrimit në paraburgum dhe më pas lirimit nga të gjitha akuzat në mars të 2025, Alves kishte shfaqur në rrjetet sociale afërsinë me besimin fetar dhe të shtunën në Madrid ia shpjegoi një numri të madh njerëzish që gjithçka nisi pas një takimi me një mesazher që erdhi në momentin me të errët në mes të stuhisë.
‘Nuk e di se çfarë po ndodh në jetët tuaja ose cilat janë ‘kanceri’ me të cilin po për balleni, por jam këtu për t’ju thënë se sot Krishti do të thyejë këto burgje-ishte mesazhi i Dani Alves-do të shembë muret dhe zinxhirët. Krishti do t’i këpusë këto zinxhirë’.
Top Channel