Aludimet për trukime ndeshjes në Superiore, reagon presidenti i Vllaznisës: Nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë pjesë e…
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë finales së botërorit të snookerit në Crucible Theatre, ku një grua ndërpreu ndeshjen mes Shaun Murphy dhe Wu Yize me një protestë të papritur.
Ngjarja ndodhi gjatë frame-it të tretë, në momentin kur Wu kryesonte 67-31. Gruaja u hodh papritur nga rreshti i parë i tribunës dhe kaloi barrierën, duke nisur të bërtasë slogane kundër pagesës së licencës televizive.
Woman stops the world snooker final shouting to the crowd not to pay their TV licence. 👇👇 pic.twitter.com/ZENJ9kfB6A
— Patriotic 🇬🇧 Nation (@HoodedClaw1974) May 3, 2026
Ajo tentoi t’i afrohej tavolinës së lojës, por u ndal menjëherë nga arbitri Rob Spencer, i cili ndërhyri shpejt për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Më pas, tre punonjës sigurie e larguan me forcë nga arena, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje.

Transmetuesi BBC nuk e fokusoi kamerën te incidenti, duke vazhduar transmetimin normalisht dhe duke e mbajtur ndërprerjen minimale.
Më vonë, gruaja u identifikua si Sasha Swan, një modele e platformës për të rritur, OnlyFans, e cila publikoi një video në rrjetet sociale ku mori përgjegjësinë për veprimin dhe përdori gjuhë të ashpër kundër BBC-së dhe eventit.
Sorry for this, but in conclusion: the girl (drunken trash) who ran out on stage at the Crucible today is the porn/OnlyFans actress “Sasha Swan”. It was pure PR to get herself talked about.
An absolute disgrace for snooker. Hope it never happens again.#WorldChampionship pic.twitter.com/WQ2iReGA89
— SnookerLover (@Snooker147Lover) May 3, 2026
Ky incident rikujton protestën e vitit 2023 gjatë World Snooker Championship, kur aktivistë të Just Stop Oil hodhën pluhur portokalli mbi një nga tavolinat e lojës. Gjithashtu, vetëm një ditë më parë, një tjetër spektator kishte ndërhyrë duke bërtitur slogane gjatë gjysmëfinales mes Wu dhe Mark Allen.

Pavarësisht ndërprerjes së shkurtër, ndeshja vijoi normalisht, ndërsa finalja e këtij edicioni jubile shënoi interes të madh nga publiku, me shifra të larta shikueshmërie.
Top Channel