Vinte baste me celular në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari në zonën e Kombinatit
Gjendet në Torovicë makina e dytë e vrasësve të çiftit në Lezhë, teksa brenda saj kishte dokumentet e tre autorëve.
Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.
Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Top Channel