“SHBA nuk është më në pozicion të diktojë politikat e vendeve të tjera”/ Negociatat për rihapjen e Hormuzit, Irani: Jemi gati të…

28/04/2026 11:27

“Shtetet e Bashkuara nuk janë më në pozicion për të diktuar politikat e vendeve të tjera”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes iraniane, Reza Talai Nik, gjatë fjalimit të tij në takimin ministror të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), transmeton televizioni shtetëror.

Talai Nik u shpreh se: “Uashingtoni duhet ta pranojë këtë realitet dhe të braktisë kërkesat e tij të paligjshme dhe irracionale”.

Ai shtoi: “Irani është gati të ndajë aftësitë e tij mbrojtëse me vendet e pavarura, veçanërisht me shtetet anëtare të SCO-së”.

Vërejtjet e zyrtarit iranian vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë një propozim nga Teherani për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më strategjike të transportit të naftës në botë.

Top Channel