Po skadon afati/ Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Na sillni emrin me 15 firma! Reagon opozita: Show politik

28/04/2026 20:50

“Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK-ja”, tha kryeministri Albin Kurti kur u pyet se çfarë problemi ka me Vjosa Osmanin.

“Në ditën e fundit kur mund ta zgjedhim presidentin, presidenten meqë skandon afati. E dini që LVV kemi bërë një mori ofertash për opozitën, por deri më sot të gjitha propozimet kanë hasur në refuzim. Në anën tjetër skemi pasur asnjë propozim për të dalë nga ky ngërç. Përgjegjësia për ti dhënë Kosovës institucionet, me këtë rast edhe presidentit nuk është vetëm e fituesit. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve. Andaj, kemi bërë thirrje e propozime, mirëpo nuk kanë qenë të suksesshme. Asnjëra për fajin e Vetëvendosjes. Nata e mbrëmshme dëshmoi që Kosova mund të ketë presidente të re, ajo është Feride Rushiti. Ajo i ka votat por nuk është kuorumi. 63 vota janë më shumë se qeveria Thaçi e ajo e PAN-it. Besoj që të gjithë e keni vërejtur që katër parti mungojnë në kuvend, PDK, LDK, AAK dhe LISTA SERBE. Në këtë situatë unë shumë jam përballur me pyetjet e juaja lidhur me listën e LDK-së me 15 nënshkrime. Pasi që përfundoi edhe ky vazhdim i një seance, unë kam komunikuar me kandidaten, Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin kushdo që është. Me atë rast LVV i plotëson me 15 të tjera. Sonte le ta zgjedhim presidentin ose presidenten e re të Kosovës”-tha Kurti.

Ndërkohë, deklaratës së Kurtit i është përgjigjur Jehona Lushaku, shefe e grupit parlamentar të LDK-së. Tentativat për zgjedhjen e presidentit para se të skadojë afati, ajo i konsideroi “show politik” nga ana e LVV.

“Në vend të diskutimeve, kemi parë një shoë njëpartiak të Albin Kurtit me qëllim që ta çojë vendin në zgjedhje.  Kur i ke 66 vota të shndërrohet edhe një arrogancë. Sonte po e shohim me lehtësi një lojë fjalësh. Ai e ka vënë vetën përballë partive të tjera. Ai po orkestron një arrogancë për të çuar në Gjykatën Kushtetuese.  Ne e kemi dhënë në mënyrë anonime mbështetjen për kandidatin e LDK-së e kemi thënë që kjo zgjidhet me koncensus ose marrëveshje politike. Sot po inponohen kandidatë. Ky është i njëjti kryeministër që ka thënë nuk qes kandidat partiak, sot ka dy kandidatë partiak.  Kjo është ftyra e vërtetë e një kryeministri të pasinqertë. I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK-ja merr nënshkrim. Ajo që kemi dilemë, ftesa ishtë të bëjmë një kandidat të dytë dhe të ia mundosojmë të zgjedhë kandidatin Kurti. Katër muaj ka pas kohë, këto janë drama të momenteve të fundit për me kriju përshtypje që ende ka hapësirë”-u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar i AAK-së, deklaroi se procesi nuk është demokratik, por është manipulim.

“Ne nuk jemi strukë, por nuk bëhemi pjesë e një shkatërrimi të rendit kushtetues.  Jemi këtu në kuvend, në zyret tona duke e përcjellë me shqetësim. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi i cili vec emrin demokraci nuk e ka. E ka emrin manipulim i opinionit publik. Nuk duam të jemi pjesë e krejt këtij komploti që po i bëhet shtetit.  Po të donte Albin Kurti me zgjedhë president, ua kish dhënë mundësinë kandidatëve të opozitës”-tha ai.

Top Channel