Ftesa e Kurtit për të propozuar 3 emra për President, Abdixhiku: Mund të nxjerrim emrin e Vjosa Osmanit, kryeministri të japë 66 votat e tij

25/04/2026 15:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë që mund të propozojë një emër për kandidat për president, duke mos përjashtuar Vjosa Osmanin, por ai ka kërkuar marrëveshje politike me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Por, në qoftë se ka dashur marrëveshje politike me LDK-në dhe do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë LDK mund të propozojë emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre, propozojmë një. Mund të jetë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregojë ai 66 votat për këtë emër”, tha Abdixhiku.

Vetëvendosje fton PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra për president në Kosovë.

Në një njoftim të ditës së sotme, partia në pushtet thotë se do të tërhiqeshin kandidaturat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxhës Kollçakut e do të siguroheshin 90 nënshkrime për te tre kandidatët.

Top Channel