Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 550 mijë euro
04/11 17:50
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në sallë nuk ndodhen deputetë të opozitës, të cilët bojkotuan seancën.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për nisjen e votimit për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Komisioni për legjislacion ka shqyrtuar dokumentacionin e dy kandidateve për president dhe pas shqyrtimit konstatoi se ato mund të hidhen në votim.
Votimi për president bëhet në mënyrë të fshehtë. Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president. Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje.
Top Channel