Gjendet i vrarë shqiptari në Greqi.

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të mbasdites në vendin e quajtur Burnia në zonën e Kalamatës.

Sipas dyshimeve të para, viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt.

Viktima punonte në një stallë lopësh dhe ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë në polici janë dërguar dy shtetas grekë të cilët e gjetën trupin. Ata ishin personat që e mbanin në banesë viktimën.

Ndërsa autoritet po hetojnë për rolin e tyre, ndërkohë që po kërkohet dhe një person i tretë.

Top Channel