Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do e ndjekë jashtë kafazit
Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për tre punonjësit e Policisë Rrugore, pasi SPAK i dërgoi për gjykim në tetor të 2025.
Edison Tabaku, asokohe specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, u dënua me 3 vite, në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të kryejë me 2 vjet.
Gjykata urdhëroi ta kryejë dënimin në institucion të sigurisë së zakonshme.
Fajtor u shpall edhe Sokol Novaku, asokohe me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë Rrugore, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim. Ai u dënua 3 vite burg, por do të kryejë vetëm dy vite burg.
Në përfundim pezullohet dënimi me vënie në provë.
Roven Zeka, asokohe me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” e kryer në bashkëpunim, u shpall i pafajshëm.
Gjykata nuk ka asnjë provë ndaj tij, andaj u shpall i pafajshëm.
Top Channel