Meta pas kafazit në gjykatë, lidhet live nga burgu për “Top News”: Qëndrimi në kabinë qelqi, standard terroristi

28/04/2026 10:03

Ilir Meta ka ndërhyrë live nga burgu në Breaking me Dafina Hysën në “Top News” pas gjyqit që u mbajt ditën e djeshme.

Meta ka kritikuar mbajtjen e tij në kabinë qelqi gjatë gjyqit, duke u shprehur se “ashtu mbahet vetëm një terrorist”.

“Unë kam kontribuar (për drejtësinë e re) dhe e kam bërë unë me konsensus me 140 vota, të tjerët e kanë përmbysur me 69 vota prokurorin e përgjithshëm.

Me këtë drejtësinë  e re nuk shkon edhe ajo që ka thënë vetë Komiteti i Helsinkit para disa ditësh për rastin tim apo për rastin Beqaj, apo për rastin e funksionarëve ose ish-funksionarëve të lartë publik sepse gjykata e drejtësisë së re nuk mund të na japi ne si standard për të qëndruar në kabinë qelqi, standardin e një terroristi arab, të një kamikazi që ka bërë akt terrorist në Francë. Nuk është ai standardi i Konventës Evropiane është ajo që thotë Komiteti i Helsinkit.

Nuk ka të bëjë me praktikën kjo, kjo është përmbysje e praktikave demokratike. Unë jam arrestuar me 2 korrik, bëhet viti dhe mua nuk më është dhënë vendimi i zbardhur, çfarë kam shkelur unë. Si mund të ankohem unë për një vendim, mua nuk më jepet vendimi që ta ankimoj”, tha Meta.

Top Channel