Bllokimi i autostradës dhe marshimi drejt Rinasit krijon debat mes organizatorëve të protestës, “përplasje” në rrjetet sociale
Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e pëdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja. Mjeti pa targa tip “Golf 5”, i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices.
Policia po vijon kontrollet për gjetjen e tre autorëve që janë identifikuar tashmë. Ata janë Renato, Florin dhe Adriano Mhillaj, familjarët e Genc Mhillajt, i mbetur i vrarë në vitin 2016.
Në këtë atentat dyshohet se ka marrë pjesë edhe viktima Kreshnik Mujeci, i cili prej kohësh i ruhej hakmarrjes.
Top Channel