Paqe me luftërat e të tjerëve për të fituar favorin e Trumpit, kthimi i Putinit si ndërmjetës

28/04/2026 10:31

Presidenti rus Vladimir Putin po intensifikon përpjekjet diplomatike për t’u pozicionuar si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare, duke balancuar marrëdhëniet me Iranin dhe duke sinjalizuar hapje ndaj Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një takimi në Shën Petersburg me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi, Putini theksoi gatishmërinë e Rusisë për të kontribuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Takimi u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe përfaqësues të sigurisë, duke sinjalizuar rëndësinë strategjike të bisedimeve.

Sipas Kremlinit, Rusia është e gatshme të ofrojë ndërmjetësim për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konflikteve, ndërsa synon të rrisë ndikimin e saj ndërkombëtar dhe të zbusë izolimin diplomatik.

Në të njëjtën kohë, analistët vërejnë se kjo qasje mund të lidhet edhe me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump, i konsideruar nga disa qarqe në Moskë si një partner potencial në skenën ndërkombëtare.

Gjatë një deklarate publike, Putini përdori një citim nga Aleksandër Solzhenicinin për të theksuar përgjegjësinë e pushtetit, duke projektuar një imazh më të moderuar në prag të zhvillimeve politike të brendshme.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se Rusia mbetet e hapur për çdo iniciativë paqeje që shmang rikthimin e armiqësive dhe mbron stabilitetin ekonomik global.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur Rusia përballet me sfida të shumta ndërkombëtare dhe presion të vazhdueshëm për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa kërkon të rikthejë rolin e saj si aktor kyç në diplomacinë globale.

Top Channel