Qëlloi me armë në Darkën e Korrespondentëve/ Atentatori përballet me akuzën për tentativë vrasjeje të Presidentit Trump, rrezikon burgim të përjetshëm

27/04/2026 22:33

Cole Thomas Allen, atentatori që qëlloi me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën, ku mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump, është paraqitur para gjykatës federale.

Ai është akuzuar zyrtarisht për përpjekje për të vrarë presidentin e SHBA-së dhe rrezikon burgim të përjetshëm, raporton CNN.

Allen aktualisht ndodhet në paraburgim dhe nuk ka deklaruar as fajësinë dhe as pafajësinë në gjykatë. Seanca dëgjimore për të konfirmuar arrestimin është caktuar për të enjten, ndërsa seanca paraprake do të zhvillohet më 11 maj.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka bërë thirrje për një qasje më të kujdesshme ndaj sigurisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimin Sekret për përmirësimin e masave mbrojtëse.

Ajo theksoi gjithashtu se projekti i ri i sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë ka edhe një rol kritik në sigurimin e rezidencës presidenciale, jo vetëm funksion argëtues siç është paraqitur nga media.

Top Channel