“Mendova se do të vdisnim”/ Aktori amerikan tregon tmerrin gjatë të shtënave në darkën në Uashington: U shtriva në tokë bashkë me Trumpin dhe Melanian

27/04/2026 13:32

Një aktor amerikan, Oz Perlman ka përshkruar momentet e tmerrit që përjetoi gjatë të shtënave të ndodhura të shtunën në mbrëmje në darkën e korrespondentëve në Uashington.

Ai tregoi se po performonte një truk për Donald dhe Melania Trump, si dhe për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, kur u dëgjuan të shtënat pranë hyrjes së hotelit.

“Në fillim nuk e kupton çfarë po ndodh. Dëgjova disa zhurma dhe më pas pashë ekipet e sigurisë duke vrapuar në të njëjtin drejtim. Atëherë e kuptova se ishte diçka serioze”, dëshmoi ai.

Duke përshkruar momentet e panikut, Perlman shtoi: “Mendova: Zot i madh, a do të vdesim?”

I frikësuar edhe nga mundësia e një bombe, ai u shtri në dysheme dhe e gjeti veten pranë Donald Trump. Sipas tij, presidenti tentoi të lëvizte, por u neutralizua menjëherë nga agjentët e sigurisë.

“Ai u përpoq të ngrihej, por agjentët ranë mbi të dhe e imobilizuan me forcë. Atëherë kuptova se situata ishte serioze”, tha Perlman.

Më vonë, sipas tij, J.D. Vance i qetësoi të pranishmit duke u bërë me dije se presidenti ishte mirë dhe se autori i sulmit ishte arrestuar.

“Është e pabesueshme të jesh në shtëpi”, përfundoi dëshmitari.

Top Channel