Debati pa media në grupin e PS, Rama- Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…, Ish-ministrja: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

27/04/2026 15:45

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me qëndrimet publike që ajo ka mbajtur pas largimit nga kabineti.

Burimet bëjnë të ditur se kreu i ekzekutivit i ka kujtuar Spiropalit faktin që një herë nuk ka marrë pjesë në votim në Parlament në rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të arrestimit të Belinda Ballukut, ndërsa herën e dytë ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar maxhorancën.

“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf,  herën e 3-të del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.

Në përgjigje të kritikëve të Ramës, Spiropali mësohet të ketë thënë “Nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashton ti, jo ajo”.

Kreu i qeverisë në fund ka paralajmëruar të zgjedhë ose të jetë me PS-në, ose kundër saj.

Top Channel