Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin, unë ende s’kam vendimin e zbardhur
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me qëndrimet publike që ajo ka mbajtur pas largimit nga kabineti.
Burimet bëjnë të ditur se kreu i ekzekutivit i ka kujtuar Spiropalit faktin që një herë nuk ka marrë pjesë në votim në Parlament në rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të arrestimit të Belinda Ballukut, ndërsa herën e dytë ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook, ku ka kritikuar maxhorancën.
“Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e 3-të del nga Grupi”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.
Në përgjigje të kritikëve të Ramës, Spiropali mësohet të ketë thënë “Nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashton ti, jo ajo”.
Kreu i qeverisë në fund ka paralajmëruar të zgjedhë ose të jetë me PS-në, ose kundër saj.
Top Channel