Një aksident tragjik është shënuar orët e mesditës në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari turk dhe plagosjen e katër personave të tjerë.
Siç raporton gazetarja Bruna Kërçyku në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa pas përplasjes është bllokuar qarkullimi.
Në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse, ambulanca dhe policia.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel