Video/ Aksidenti fatal ku u përfshinë disa automjete në Librazhd, makina të bëra ‘copë-copë’, radha e gjatë e kamionëve bllokon qarkullimin

27/04/2026 16:53

Një aksident tragjik është shënuar në orët e mesditës në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari turk dhe plagosjen e katër personave të tjerë.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërcyku, duken disa automjete të përfshira njëra pas tjetrës.

Një prej tyre është shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, është krijuar një radhë e gjatë trafiku, duke bllokuar qarkullimin.

Top Channel