Ministri Lamallari i jep postin e ri ish-drejtoreshës së BKH-së në Policinë e Shtetit, emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit
Janë zbardhur emrat e autorëve që dyshohet se vranë çiftin Mujeci ditën e djeshme në Lezhë. Nga atentati mbetën të vdekur Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.
Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli në kërkim tre autorët e dyshuar, emrat e të cilëve janë zbuluar së fundmi nga korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda.
Mësohet se të shpallur në kërkim janë Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ka dyshime të forta se kjo ngjarje ka ndodhur për hakmarrje.
Kreshnik Mujeci është emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin dhe kushëririn Jozef Mujeci, pasi akuzoheshin për vrasjen e Genc Mhillajt, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.
Sakaq, raportohet se tre autorët e ngjarjes së djeshme janë pikërisht familjarët e të ndjerit Genc Mhillaj. Renato raportohet të jetë djali i viktimës së vitit 2016, ndërsa Florini është nipi i tij. Policia nuk ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë asnjërin prej tre autorëve.
Top Channel