Mbahet sot në GJKKO gjyqi në themel për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe të akuzuarit e tjerë.

Për herë të parë kjo seancë po transmetohet live në profilin e Facebook të Ilir Metës.

Avokati i Metës kërkoi edhe një herë me tone të larta, që Meta të mos mbahet në kafaz xhami.

“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi. Unë e di që ju do ta rrëzoni, por dua ta argumentoni se si. Unë nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahen me xham. Ne nuk jemi të barabartë kështu. Siç e kam unë të bazuar kërkesën, e dua edhe vendimin tuaj të bazuar. Në salla si kjo janë gjykuar Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia si kriminelë. Edhe prapë nuk kanë qenë kështu. Janë trajtuar me më shumë dinjitet”, tha Cakrani.

Top Channel