Përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan, zjarrfikëset drejt vendngjarjes

27/04/2026 16:34

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, tymi i zi ka dalë nga apartamenti dhe kanë përfshirë gjithë pallatin.

Zjarrfikëset ndërkohë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ende nuk duhet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

Top Channel