Nis seanca e jashtëzakonshme plenare në Kuvendin e Kosovës/ Mungon opozita, në axhendë diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri
27/04/2026 17:12
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca e jashtëzakonshme plenare ku është e pranishme vetëm mazhoranca.
Në seancë pritet të diskutohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ndërkohë siç raporton korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami, opozita nuk ka marrë pjesë në këtë seancë.
Ditën e nesërme skadon edhe afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre emra koncensual për president. PDK ka refuzuar e LDK ka propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani në këmbim të 66 votave për zgjedhjen e saj në raundin e parë.
Top Channel