Një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme plenare
27/04/2026 14:30
Ushtruesja e detyrës e Presidencës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka lajmëruar se ditën e sotme do të ketë seancë të jashtëzakonshme plenare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit.
Korrespondentja e Top Channel, në Prishtinë, Leonita Bajrami, raporton se të martën, datë 28 prill, skadon afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, ndërsa seanca e sotme plenare do të zhvillohet në orën 17:00.
Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre emra koncensual për president. PDK ka refuzuar e LDK ka propozuar ish-presidenten Vjosa Osmani në këmbim të 66 votave për zgjedhjen e saj në raundin e parë.
Top Channel