Gjyqi ndaj Veliajt, avokati i kryebashkiakut: 35 fashikuj me prova digjitale, të pa vlerësuara nga gjykata

27/04/2026 13:36

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se në të paktën 35 fashikuj ndodhen prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe, për rrjedhojë, të paanalizuara dhe të pavlerësuara nga gjykata e seancës paraprake.

Njëkohësisht, për shkak se këto materiale nuk janë hapur, asnjë prej tyre nuk i është vënë në dispozicion asnjë prej mbrojtësve gjatë asaj faze proceduriale.

Sipas Ndrecës, kjo do të thotë se e gjithë faza paraprake është zhvilluar pa u njohur me këto prova dhe pa pasur mundësi për të ngritur pretendime mbi vlefshmërinë dhe përmbajtjen e tyre.

“Ky fakt ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si çështja është shqyrtuar në mungesë të analizës së provave, si dhe mbi vetë bazën mbi të cilën ajo është kaluar për gjykim në themel
”, deklaroi Ndreca.

Top Channel