Video/ Të shtënat me armë në darkën e Trump me gazetarët, pamjet e një të ftuareje që ‘rrëmben’ dy shishe verë bëhen virale

26/04/2026 22:07

Një grua është kapur në kamera duke rrëmbyer shishe vere nga tavolinat gjatë kaosit që shpërtheu pas të shtënave në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa një turmë gazetarësh dhe të ftuarish të tjerë u larguan me nxitim nga salla e banketit, një grua e paidentifikuar, e veshur me një pallto të zezë, u afrua drejt një tavoline dhe mori dy shishe vere.

Ende nuk dihet nëse gruaja ishte gazetare apo një mysafire tjetër, sipas raportimit të New York Post. Videoja e ‘vjedhjes’ së verës shpërtheu shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale.

Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale reaguan ndaj videos, duke komentuar ashpër: “Ja pra, gazetarët që vjedhin shishe vere: kjo është natyra e vërtetë e shtypit! E neveritshme!” dhe “Pas incidentit me të shtënat, gazetarët po vjedhin alkool në të njëjtën dhomë ku ishte Presidenti Trump.”

Një tjetër përdorues komentoi se “shishe verë ishin pjesë e darkës dhe ishin paguar tashmë për secilin person”, duke theksuar se “çdo gjë ishte e përfshirë në çmimin e biletës.” Disa të tjerë e mbrojtën veprimin, duke thënë se “rimbursimi për verën falas është i justifikuar”, duke marrë parasysh kostot e larta të ngjarjes.

Top Channel