VIDEO/ Momenti kur Presidenti Trump largohet nga Shërbimi Sekret pas 8 të shtënave në darkën me gazetarët

26/04/2026 04:35

Presidenti Donald Trump u largua me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave me armë zjarri.

Një “person i armatosur” është “arrestuar”, shkruajti Presidenti në Truth Social.

Pjesëmarrësit në darkë u fshehën poshtë tavolinave mes një situate konfuzioni të madh gjatë incidentit, raporton korrespondenti ynë nga Washingtoni.

Sipas një zyrtari të sigurisë në event, janë dëgjuar shtatë deri në tetë të shtëna.

Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë personat e tjerë nën mbrojtje janë të sigurt, njofton Shërbimi Sekret.

Top Channel