“Hyra me disa armë me vete dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington: Nuk është sjellje e krishterë kur…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se kësti i parë i paketës së ndihmës prej 90 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian do të përdoret për forcimin e industrisë vendase të mbrojtjes.
Në një deklaratë në platformën X, Zelensky theksoi se fondet do të orientohen kryesisht drejt prodhimit të armëve, përfshirë dronët dhe teknologjitë ushtarake.
“Do të ndajmë këstin e parë të paketës së miratuar të ndihmës evropiane për prodhimin e brendshëm të mbrojtjes së Ukrainës”, u shpreh ai.
Sipas presidentit ukrainas, prioritet i dytë mbetet sektori energjetik.
“Deri në dimrin e ardhshëm, duhet të mbrojmë maksimalisht infrastrukturën energjetike”, shtoi Zelensky.
Ai bëri të ditur se çështja është diskutuar edhe me liderët evropianë gjatë takimeve të fundit, ndërsa fondet e para nga kjo kredi pritet të disbursohen që në muajin maj.
Top Channel