FOTOT/ “Të shtëna armësh, të shtëna armësh”, çfarë ndodhi pas largimit të Presidentit Trump nga darka me gazetarët

26/04/2026 03:35

Presidenti Donald Trump u largua me urgjencë nga një mbrëmje me gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë, pas raportimeve se një person i armatosur ndodhej aty.

Pjesëmarrësit në darkë u fshehën poshtë tavolinave, ndërsa u dëgjuan zhurma që ngjanin me të shtëna armësh pranë sallës ku po mbahej eventi në hotelin Washington Hilton.

Presidenti Donald Trump u shoqërua menjëherë jashtë sallës nga agjentët e Shërbimit Sekret. Pak më pas, edhe zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, u evakuuan nga trupat e tyre të sigurisë.

Pas disa momenteve kaotike, të ftuarit dolën nga poshtë tavolinave dhe nisën të kuptonin situatën.

Anëtarët e grupit mediatik të Shtëpisë së Bardhë që shoqërojnë presidentin raportuan se dëgjuan agjentë të Shërbimit Sekret të thoshin se një person i armatosur është arrestuar.
BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë informacion.

Disa qindra persona u izoluan për një kohë të gjatë në sallën kryesore të Washington Hilton.

“Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ishte ulur pranë meje”, thotë korrenspondenti i BBC Bernd Debusmann Jr.  Një agjent kaloi mbi disa tavolina për të folur me të, përpara se ta evakuonte me shpejtësi nga vendi.

“White House Pool” është një ekip i vogël gazetarësh, fotografësh dhe teknikësh që mbulojnë presidentin çdo ditë.

Raportohet se Robert Kennedy Jr. u pa duke çaluar, ndërsa Jeanine Pirro u shoqërua me nxitim përmes zonës ku ndodheshin gazetarët.

Gazetari thotë se dëgjoi disa shpërthime të forta dhe se Shërbimi Sekret i nxori gazetarët nga salla me armë në duar.

Ai shton se u shtynë mbrapa, ndërsa agjentët bërtisnin: “Të shtëna armësh”.

 

Top Channel