“Hormuzi, kurrë më si më parë”, iranianët kërcënojnë: Në asnjë rrethanë s’do të kthehet në gjendjen që ishte
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vizita e Mbretit Charles në Uashington, do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht sulmit të ndodhur një natë më parë gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nëse incidenti kishte ndikuar në ndryshimin e agjendës, Trump konfirmoi se vizita do të vazhdojë.
Ai shprehu vlerësim për Mbretin Charles, duke theksuar se mezi pret ta takojë.
“Është një person fantastik dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm i vendit të tij”, tha Trump.
Presidenti vlerësoi gjithashtu guximin e monarkut përballë sfidave shëndetësore, duke iu referuar betejës së tij me kancerin.
Trump shtoi se ka një miqësi të hershme me Mbretin Charles dhe se pret që vizita të zhvillohet në një atmosferë pozitive.
Top Channel