Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani në udhëkryqin e sezonit, shifrat, krizat dhe fati i Javës së 33-të
Java e 33-të e Kategorisë Superiore hapet me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që këtë sezon ka marrë një tjetër kuptim nga ai tradicional.
Në vend që të jetë një përballje direkte për titullin, si në vitet e shkuara, kjo ndeshje po luhet më shumë si një mundësi për të dalë nga momentet e vështira që po kalojnë të dyja ekipet.
Tirana vjen në këtë takim nën presion, pasi pozicionimi në renditje e mban pranë zonës së rrezikut. Për bardheblutë, tre pikët në derbi do të ishin një hap i madh drejt sigurimit dhe largimit nga fundi i tabelës.
Në krahun tjetër, Partizani po përballet me një periudhë negative, duke lënë pas dore fitoren në javët e fundit. Të kuqtë e shohin këtë sfidë si një shans të fundit për të mbajtur gjallë objektivin e “Final Four” dhe për të siguruar një vend në garat europiane.
Dueli në “Airenën Kombëtare” pritet të jetë vendimtar për fatet e sezonit të të dyja skuadrave.
REZULTATI LIVE:
TIRANA 1-1 PARTIZANI
Kresic 66′ / Human 22′
NGJARJET KRYESORE:
66′ GOOOL TIRANA 1-1/ Pas një krosimi në zonë, Kresic godet me kokë dhe mposht më në fund Qirkon, duke rikthyer baraspeshën.
54’ Tjetër gabim i Sembene në prapavijë, Mysloviç gjuan fluturimthi dhe detyron Qirkon të bëjë një grushtim për të shmangur golin.
53’ Pas një goditje këndi, Tabeku gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
35’ Gafë e rëndë e Sembene i cili nuk mbyll mirë dhe detyron Qirkon të largojë keq topin. Ai shkon te Myslovic i cili provon të shënojë nga gjysmëfusha, por nuk gjen portën e të kuqve.
22’ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Aksion i rrëmbyeshëm i të kuqve në të djathtën me Sidibe, pasimi i tij në qendër shkon te Human i cili mposht Bekajn.
19’ Qaka ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kobiljar.
18’ Momente paniku në zonën bardheblu pasi në zhvillimin e këndores, të kuqtë tentojnë me disa harkime radhazi në qendër, pa ia dalë të gjejnë hapësirën të gjuajnë drejt portës.
7’ Sembene tenton me një top të gjatë të gjejë Isgandarli, sulmuesi gjithashtu sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
5’ Përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas faulleve të mbrojtësit të bardhebluve, gjyqtari Lata e zgjidh me këshillim.
1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku.
Trajner: Orges Shehi
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras.
Trajner: Oltijon Kërnaja
Top Channel