Premier League/ Arsenal rigjen suksesin, kthen diferencën prej 3 pikësh me Manchester City
Në mes turbullirave të shkaktuara pas përplasjes mes Gian Piero Gasperinit dhe Claudio Ranierit që sollën largimin e këtij të fundit, Roma mori një fitore të rëndësishme në Serie A.
Në Dall’Ara, skuadra verdhe kuqe mposhti Bolognan me rezultatin 2-0 teksa është në garë për një vend në zonën Champions.
Në pjesën e parë Roma ishte dominuese në fushën e lojës teksa e mbylli atë me rezultatin 2-0. Verdhekuqtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit në këtë përballje, që në minutën e 7 me Malen që mbylli me sukses një kundërsulm duke shënuar pas një asisti të El Aynaoui. Në fundin e pjesës së parë Roma shënoi edhe golin e dytë, dhe këtë radhë ai që shënoi ishte pikërisht El Aynaoui që u shërbye nga Malen me holandezin që i ktheu nderin shokut të tij të skuadrës.
Në pjesën e dytë Orsolini rrezikoi për Bolognën teksa iu afrua golit por gjuajtja e tij u ndal në tramversë, ndërkohë që me kalimin e minutave e zhvendosi skuadrën verdhekuqe në gjysmëfushën e saj, por në fund gjërat nuk ndryshuan dhe sfida u mbyll me fitoren 2-0 të Romës që ngjitet në kuotën e 61 pikëve në vendin e pestë duke iu shkëputur për momentin Comos që e ndjek në vendin e 6.
Top Channel