“Më në fund, për herë të parë Samiti pa rusë’, Donald Tusk ‘thumbon’ Viktor Orban
Një vizitë dy ditore me peshë të veçantë politike dhe gjeostrategjike po zhvillon në Athinë presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mbërriti në kryeqytetin grek në mbrëmje, në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në një moment kritik për Evropën dhe ka në fokus forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Francës dhe Greqisë.
Menjëherë pas mbërritjes, Macron u drejtua në qendër të Athinës dhe më pas në Agoranë Romake, ku së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis po zhvillojnë një diskutim publik me temë “Sfidat për Evropën, rruga drejt së ardhmes”.
Dy liderët, të sapokthyer nga një samit joformal i BE-së në Qipro, janë ndalur tek zhvillimet në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe roli i Bashkimit Evropian në një rend të ri ndërkombëtar.
Mbrëmjen e sotme, programi vijon me një darkë zyrtare në Pallatin Presidencial, me pjesëmarrjen e rreth 110 të ftuarve, përfshirë zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të biznesit.
Por thelbi i vizitës pritet të shfaqet nesër, gjatë takimit në zyrën kryeministrore, ku Macron dhe Mitsotakis do të nënshkruajnë rinovimin e marrëveshjes strategjike franko-greke për pesë vitet e ardhshme, një marrëveshje që përfshin një klauzolë të fortë të mbrojtjes së ndërsjellë.
Në tryezë janë çështje me rëndësi të lartë ushtarake dhe gjeopolitike: zgjerimi i bashkëpunimit në mbrojtje, zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në Mesdheun Lindor, si dhe rritja e pranisë franceze në rajon.
Sipas burimeve nga Parisi, Franca po propozon edhe shtrirjen e “ombrellës bërthamore” në nivel evropian, përmes vendosjes së avionëve Rafale në baza greke dhe një pranie më të qëndrueshme të nëndetëseve franceze në Egje dhe Mesdhe.
Në të njëjtën kohë, diskutohet edhe për sisteme të reja të mbrojtjes, përfshirë teknologji kundër-raketore dhe dronë në ishujt e Egjeut, si dhe lehtësira për flotën franceze në portet greke në një vizitë që shpreh një mesazh të qartë sic theksojnë edhe mediat greke: forcimi i boshtit Athinë-Paris dhe rritja e autonomisë strategjike të Evropës, në një periudhë me tensione të larta ndërkombëtare.
Top Channel