Merz: Nëse arrihet marrëveshje me SHBA, BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka vendosur të ndërpresë hetimin penal ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, lidhur me dyshimet për tejkalime të kostove në rinovimin e ndërtesave të institucionit.
Sipas prokurores amerikane Jeanine Pirro, çështja nuk do të ndiqet më penalisht, por do t’i kalojë për shqyrtim të brendshëm inspektorit të përgjithshëm të bankës qendrore.
Vendimi shënon një kthesë të rëndësishme në një çështje që kishte ngritur shqetësime për ndikim politik mbi institucionet e pavarura.
Hetimi kishte ardhur pas kritikave të vazhdueshme nga presidenti Donald Trump, i cili kishte akuzuar Rezervën Federale për shpenzime të tepërta dhe kishte kërkuar uljen e normave të interesit.
Marrëdhënia mes Trump dhe Powell ka qenë e tensionuar për një kohë të gjatë, kryesisht për shkak të politikave monetare.
Ndërkohë, vendimi për të hequr dorë nga hetimi vjen në një moment kyç, pasi Senati amerikan po shqyrton kandidaturën e Kevin Warsh, të propozuar nga Trump për të zëvendësuar Powell në krye të Rezervës Federale.
Senatori republikan Thom Tillis kishte shprehur rezerva për emërimin, duke kërkuar ndërprerjen e hetimit si kusht për mbështetje.
Top Channel