Vijon ofensiva ruse në Ukrainë, dy viktima, një i zhdukur dhe 8 të plagosur në Dnipro

23/04/2026 07:36

Të paktën dy persona u vranë, një i tretë është zhdukur dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm rus në Dnipro, në Ukrainën qendrore, njoftuan autoritetet lokale në orët e para të mëngjesit.

“Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën. Një person është ende i zhdukur”, tha Oleksandr Khanza, guvernatori rajonal në Dnipropetrovsk, nëpërmjet Telegramit.

Sipas tij, midis të plagosurve janë dy vajza, të moshës 9 dhe 14 vjeç.

Top Channel