Wall Street Journal: SHBA pezullon transfertat e dollarëve për Irakun, rrit presionin ndaj Bagdadit

22/04/2026 07:45

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka pezulluar transfertat e dollarëve për autoritetet irakiane, si dhe programet e bashkëpunimit me forcat e armatosura të vendit, në një përpjekje për të shtuar presionin ndaj Bagdadit.

Sipas The Wall Street Journal, masa synon të detyrojë qeverinë irakiane të “çmontojë” organizatat e fuqishme paraushtarake të lidhura me Iranin.

Gazeta raportoi gjithashtu se një fluturim që pritej të transportonte rreth 500 milionë dollarë në kartëmonedha amerikane, të ardhura nga shitjet e naftës irakiane dhe të depozituara në Rezerva Federale e Nju Jorkut, është anuluar me vendim të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Vendimi shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të kufizuar ndikimin iranian në Irak dhe për të forcuar kontrollin mbi rrjedhën e fondeve financiare në rajon.

Top Channel