Britania dhe Franca mbledhin mbi 30 vende për Ngushticën e Hormuzit, në fokus rihapja e rrugës kyçe të energjisë
Ndërsa Shtëpia e Bardhë, përmes Donald Trump, ka vendosur të zgjasë armëpushimin deri në paraqitjen e një propozimi nga Teherani, një mesazh paralel vjen nga struktura ushtarake amerikane.
CENTCOM, përgjegjëse për operacionet luftarake, ka publikuar në rrjetet sociale pamje të avionëve luftarakë, anijeve dhe trupave në gatishmëri, duke sinjalizuar se aktiviteti ushtarak vijon edhe gjatë armëpushimit.
Në këtë komunikim shfaqet edhe komandanti i CENTCOM, Brad Cooper, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Cooper thekson se ushtria amerikane po shfrytëzon këtë periudhë për t’u forcuar më tej.
U.S. Central Command forces remain ready… pic.twitter.com/ddkfNDQ6k7
— U.S. Central Command (@CENTCOM) April 21, 2026
“Ne po pajisim, rinovojmë dhe përshtasim taktikat, teknikat dhe procedurat tona. Nuk ka ushtri në botë që përshtatet si ne dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë tani gjatë armëpushimit”, u shpreh ai.
Mesazhi i dalë nga makineria ushtarake amerikane është i qartë: edhe pse në armëpushim, përgatitjet dhe angazhimi në terren vijojnë pa ndërprerje.
Top Channel