“Hezbollahu do të çarmatoset me mjete ushtarake dhe diplomatike”, Izraeli paralajmëron: Nëse Libani nuk përmbush detyrimet…
Të paktën gjashtë persona u plagosën nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Japoninë veriore të hënën, por nuk u raportuan dëme, thanë autoritetet të hënën, duke paralajmëruar për një rrezik në rritje të një mega-tërmeti.
Deri në orën 8 të mëngjesit (UTC) të së hënës, gjashtë persona ishin plagosur, dy prej të cilëve rëndë, tha Agjencia e Menaxhimit të Zjarreve dhe Fatkeqësive (FDMA) në një deklaratë. Agjencia shtoi se nuk u dëmtua asnjë infrastrukturë e madhe dhe nuk u shkaktuan zjarre.
Tërmeti goditi në orën 4:53 pasdite (ora lokale, 10:53 e mëngjesit ET) në Oqeanin Paqësor pranë prefekturës veriore Iwate të ishullit Honshu, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), e cila lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami, i cili mund të arrijë deri në tre metra. JMA tha se tërmeti kishte një magnitudë prej 7.7 ballësh, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi magnitudën e tij në 7.4 ballësh.
A magnitude 7.5 earthquake struck off the northeastern coast of Japan on Monday, April 20, prompting authorities to warn residents to stay away from coastal areas where tsunami waves of up to 3 meters (9.84 ft) were expected.
Aerial footage showed waves crashing into the… pic.twitter.com/bxmvDPkFVK
— GMA News (@gmanews) April 20, 2026
Paralajmërimi për cunami u hoq pasi një valë e lartë deri në 80 centimetra goditi portin e Kujit, në prefekturën Iwate. Valë më të vogla cunami goditën zona të tjera të Japonisë veriore. JMA lëshoi gjithashtu një “paralajmërim të veçantë” për rritjen e rrezikut të një mega-tërmeti me magnitudë 8 ose më të madhe. “Probabiliteti i ndodhjes së një tërmeti të ri dhe të fortë (…) konsiderohet relativisht më i lartë se në periudhat normale”, vuri në dukje agjencia. “Nëse ndodh një tërmet i madh, është e mundur që një cunami i madh të arrijë vijën bregdetare ose të pasojnë lëkundje të forta”, shtoi ajo.
A tsunami has struck Japan. The first waves have hit the Port of Hachinohe in Iwate after the 7.4 magnitude earthquake. https://t.co/nQP1W2Wuyh pic.twitter.com/YUFLrkyqCK
— Mossad Commentary (@MOSSADil) April 20, 2026
Një zyrtar i JMA-së paralajmëroi më herët dje: “Jini vigjilentë për lëkundje pasuese për rreth një javë. Lëkundjet pasuese që mund të shkaktojnë tërmete edhe më të forta shpesh mund të ndodhin në dy ose tre ditët pas një tërmeti të madh.” Dridhja e djeshme tronditi ndërtesa deri në Tokio, më shumë se 500 kilometra nga epiqendra.
🚨 #ALERTA | TERREMOTO MAGNITUD 7.4 EN JAPÓN 🚨
Un poderoso sismo sacudió la costa noreste del país. Las autoridades han activado la ALERTA DE TSUNAMI para tres prefecturas del norte. 🇯🇵🌊
Se advierten olas de hasta 3 metros. ¡Evacuen a zonas altas de inmediato! 🏛️📉#Japan… pic.twitter.com/GXKvrAfRQl
— Noticias24 (@noticias24net) April 20, 2026
Autoritetet në zonat e prekura kanë lëshuar urdhra evakuimi jo-detyrues për më shumë se 182,000 banorë, tha FDMA. Japonia është ende duke u tronditur nga tërmeti dhe cunami me magnitudë 9 të marsit 2011 që vranë ose lanë rreth 18,500 njerëz të zhdukur. Tërmeti goditi brigjet e Paqësorit të Japonisë dhe filloi në çarjen Nankai, një çarje nënujore 800 kilometra e gjatë ku pllaka oqeanike e Detit Filipin zhytet nën pllakën kontinentale mbi të cilën ndodhet Japonia.
Qeveria japoneze vlerëson se një tërmet Nankai, i shoqëruar nga një cunami, mund të vrasë deri në 298,000 njerëz dhe të shkaktojë dëme prej 2 trilion dollarësh. Japonia ndodhet në kryqëzimin e katër pllakave kryesore tektonike, në anën perëndimore të “Unazës së Zjarrit ” të Paqësorit dhe është ndër vendet më sizmikisht aktive në botë.
Top Channel