“Hezbollahu do të çarmatoset me mjete ushtarake dhe diplomatike”, Izraeli paralajmëron: Nëse Libani nuk përmbush detyrimet…
Irani nuk do të negociojë nën hijen e kërcënimeve, tha Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, ndërsa SHBA-të dhe Irani përpiqen të ulen në tryezën e negociatave në Pakistan.
Në një postim në mesnatë të hënën, ai shkroi: “Trump, duke imponuar një rrethim dhe duke shkelur armëpushimin, kërkon ta shndërrojë këtë tryezë negociatash, sipas imagjinatës së tij, në një tryezë dorëzimi ose për të justifikuar përsëritjen e veprimeve të tij luftënxitëse.
Ne nuk pranojmë negociata nën hijen e kërcënimeve dhe në dy javët e fundit jemi përgatitur të zbulojmë karta të reja në fushën e betejës.”
ترامپ با اعمال محاصره و نقض آتشبس میخواهد تا به خیال خود این میز مذاکره را به میز تسلیم تبدیل کند یا جنگافروزی مجدد را موجّه سازد.
مذاکره زیر سایهٔ تهدید را نمیپذیریم و در دو هفتهٔ اخیر برای رو کردن کارتهای جدید در میدان نبرد آماده شدهایم.— محمدباقر قالیباف | MB Ghalibaf (@mb_ghalibaf) April 20, 2026
Armëpushimi dyjavor midis dy vendeve do të skadojë pas disa orësh (do të mbetet në fuqi deri më 21 prill). Mundësia që ai të zgjatet teorikisht nuk është përjashtuar, por për momentin nuk duket e fortë.
Më herët të hënën, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi i tha homologut të tij pakistanez Ishaq Dar se “shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit” nga SHBA- të përbëjnë një pengesë të madhe për vazhdimin e procesit diplomatik, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme në Teheran.
Top Channel