Lëndim i rëndë për “mbretin e toreadorëve” në Spanjë, briri i demit i shkaktoi një plagë të brendshme 10 centimetra

21/04/2026 07:29

Një ndeshje me dema në Sevilje është ndërprerë nga dëmtimi i njërit prej toreadorëve më të famshëm të Spanjës.

Siç shihet në video dhe foto, i ashtuquajturi “mbreti i toreadorëve”, Morante de la Puebla, u plagos rëndë kur briri i një demi e goditi në vithe.

Pasi goditja shkaktoi një dëmtim prej 10 centimetrash në rektumin e de la Puebla-s, toreadori u nxor jashtë arenës me barelë ndërsa po i rridhte gjak.

Më pas ai u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të trajtuar dëmtimin e brendshëm të shkaktuar nga demi.

Sipas deklaratës mjekësore, de la Puebla pësoi një plagë të thellë pranë anusit, me dëmtime të muskujve të sfinkterit dhe një shpim në murin e rektumit.

Gjendja e toreadorit pas operacionit kompleks është përshkruar si “shumë serioze”.

Ekspertët paralajmërojnë se, ndërsa dëmtimi i muskujve është serioz, rreziku më i madh qëndron në rrezikun e lartë të infeksionit, një ndërlikim potencialisht kërcënues për jetën duke pasur parasysh natyrën dhe vendndodhjen e plagës.

Top Channel