“Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit”, Trump: Janë në monitorim që nga qershori i vitit të kaluar
Policia britanike kundër terrorizmit ka arrestuar tetë persona në lidhje me një hetim për sulme të dyshuara me zjarrvënie të qellimshme në Londër, përfshirë edhe një komplot të parandaluar që synonte një objekt të lidhur me komunitetin hebraik.
Shtatë prej arrestimeve, të kryera gjatë 48 orëve të fundit, janë pjesë e asaj që autoritetet e kanë cilësuar si “një hetim proaktiv mbi një komplot të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme”.
“Në këtë fazë, megjithëse besohet se objektivi i synuar lidhet me komunitetin hebraik, vendi apo objekti specifik ende nuk është identifikuar”, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës.
Arrestimet janë kryer në qytetet Harpenden dhe Stevenage, pranë Birminghamit, si dhe në zonën perëndimore të Londrës, në Ealing.
Sipas policisë, që prej sulmit me zjarrvënie të 23 marsit në zonën Golders Green të Londrës, ku disa ambulanca që i përkisnin një organizate vullnetare hebraike u dogjën jashtë një sinagoge, gjithsej tetë persona janë akuzuar për vepra penale të lidhura me zjarrvënien. Ndërkohë, 13 persona mbeten në paraburgim ose nën hetim me kusht.
“Mesazhi ynë është i qartë: nuk do të tolerojmë frikësimin e komuniteteve tona dhe do të ndjekim penalisht çdo person përgjegjës”, deklaroi Vicki Evans, koordinatore e lartë kombëtare për luftën kundër terrorizmit.
Ajo shtoi se një nga pistat kryesore të hetimit është mundësia që “ndërmjetës kriminalë”, persona të paguar për të kryer krime, të jenë përdorur për realizimin e këtyre sulmeve.
Top Channel