Trump paralajmëron Iranin për negociatat mbi paqen: Nëse armëpushimi skadon nesër, do fillojnë sërish bombardimet
Autoritetet e Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zhvilluar një operacion të gjerë policor për të shkatërruar një organizatë terroriste të lidhur me Iranin, e cila dyshohet se po planifikonte sulme në territorin e vendit.
Në një deklaratë zyrtare, shërbimet e sigurisë njoftuan arrestimin e disa anëtarëve të kësaj organizate, të cilët akuzohen se po përgatisnin “akte terroriste dhe sabotim në territorin kombëtar” dhe vendet e Gjirit. Sipas autoriteteve, hetimet kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta me Irani.
Autoritetet publikuan gjithashtu emrat dhe fotografitë e 27 personave të arrestuar.

Të arrestuarit
Një video nga operacioni i ndërmarrë nga forcat e sigurisë është bërë publike, duke treguar momentet e ndërhyrjes për shpërbërjen e organizatës.
The UAE’s State Security Service has dismantled an Iranian-linked terror network and arrested 27 suspects accused of planning attacks aimed at undermining national unity and destabilizing the country through acts of terrorism and sabotage.
VIA: @ariel_oseran pic.twitter.com/Dq4AzLgbHu
— Breaking911 (@Breaking911) April 20, 2026
Në përfundim të deklaratës, autoritetet theksuan se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten “një fortesë e pathyeshme” përballë çdo kërcënimi, duke garantuar sigurinë dhe stabilitetin për qytetarët e saj.
Top Channel