Publikuan një artikull ku akuzonin drejtorin e FBI-së se abuzonte me alkoolin/ Kash Patel padit revistën ‘The Atlantic’, kërkon dëmshpërblim 250 milionë dollarë
Zëvendëspresidenti JD Vance pritet të largohet nga Uashingtoni ditën e nesërme për të udhëtuar drejt Pakistanit ku do të marrë pjesë në një raund tjetër bisedimesh me Iranin, sipas CNN.
Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve amerikane dhe iraniane është planifikuar aktualisht për të mërkurën në Islamabad, thanë burimet e afërta me bisedimet, por vunë në dukje se situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të retorikës së vazhdueshme të nxehtë publike si nga SHBA-të ashtu edhe nga iranianët.
Shtëpia e Bardhë i tha CNN se nuk ka asnjë informacion zyrtar për kohën, por shtoi se “ne presim që delegacioni të jetë rrugës së shpejti, por nuk është e qartë se kur”.
Presidenti Donald Trump i tha New York Post në një intervistë telefonike sot në mëngjes se delegacioni “po shkonte tani” drejt Pakistanit dhe “do të ishte atje sonte”.
Top Channel