Publikuan një artikull ku akuzonin drejtorin e FBI-së se abuzonte me alkoolin/ Kash Patel padit revistën ‘The Atlantic’, kërkon dëmshpërblim 250 milionë dollarë

20/04/2026 17:49

Drejtori i FBI, Cass Patel, ka ngritur një padi prej 250 milionë dollarësh kundër revistës The Atlantic dhe gazetares Sarah Fitzpatrick, pas publikimit të një artikulli që sugjeronte se ai kishte probleme me alkoolin.

Artikulli, i publikuar javën e kaluar, citonte më shumë se 24 burime anonime që shprehën shqetësime për “dehje të dukshme dhe mungesa të pashpjegueshme” të Patel, duke ngritur dyshime për ndikimin e mundshëm në sigurinë kombëtare të SHBA-së. Sipas raportit, gjatë mandatit të tij, janë shtyrë takime të rëndësishme dhe ai shpesh ka qenë i paarritshëm për vendimmarrje kyçe.

Fillimisht i titulluar “Sjellja e çrregullt e Cas Patel mund t’i kushtojë atij punën”, artikulli u ndryshua më pas në “Drejtori i FBI-së i zhdukur”.

Akuzat janë mohuar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së dhe vetë Patel. Në një deklaratë të përfshirë në artikull, ai është shprehur: “Janë të gjitha gënjeshtra, do t’ju shohim në gjykatë”.

Në reagimin e tij për Reuters, Patel theksoi se “historia e Atlantic është një gënjeshtër” dhe se redaksia kishte marrë informacionet e sakta përpara publikimit, por kishte zgjedhur t’i injoronte ato.

Në padinë e tij, drejtori i FBI-së pretendon se revista ka publikuar një artikull “të mbushur me gënjeshtra dhe akuza të sajuara”, me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij dhe largimin nga detyra duke kërkuar 250 milionë dollarë dëmshpërblim.

Top Channel