Dëmtohet skulptura “Rrënjët” në shëtitoren e Durrësit, shkak pesha e vizitorëve dhe kushtet atmosferike Shqipëria këtë vit ka më pak prodhime vendase dhe kjo sepse disa fermerë po qëndrojnë duarkryq dhe jo prej mungesës së dëshirës, por prej pamundësisë për të rimbjellë tokat e përmbytura.
“Deri në janar pata trangull, tani kam vetëm dhe. Pata 1 ha të mbjella dhe mi mori lumi, dëmi im llogaritet 30 mijë euro. Drejt falimentimit, nuk munda t’i mbjellë, dëmshpërblimi duhet të ishte filluar me kohë. Janë shumë vonë”, tha fermeri Pajtim Çela.
Për fat të mirë, Mariglen Ziu, fshati Samaticë i Dimaltit, i shpëtoi përmbytjeve pasi serat e tij janë ngritur larg lumit Seman. Sot 1 kg pomodorini ai po e shet me një çmim që nuk e kishte menduar kurrë më parë.
“1 kg çerri po e shes 4000 lekë të vjetra, këtë çmim nuk e kisha parë as në ëndërr. Ka shumë kërkesa sepse moti bëri punë të tij në Greqi, Marok, Spanjë dhe këtu përmbytjet. Ky çmim i lartë do të thotë se shteti duhet t’i kthejë sytë nga fermeri sepse do të bëhet edhe më keq”, tha fermeri Mariglen Ziu.
Të ardhura familjare Marigleni nuk po i siguron prej të mbjellave të fushës, por të serave.
Gjatë muajit nëntor e gjithë kjo sipërfaqe e mbjellë me lakër Brukseli u përmbyt. Bujku thotë se nëse ministria e bujqësisë do të kishte hartuar më shpejt politikën e dëmshpërblimit, atëherë kjo tokë do të ishte rimbjellë sërish dhe nuk do të ishte e mbuluar me bar dhe lakra të kalbura.
“Mua përmbytën 3.5 ha lakra dhe nëse do të kisha marrë lekët në kohë atëherë sot këtu do të shikoje bimë të domateve të fushave dhe të kungullit, por duke qenë se bimë nuk kemi i dhuroj këto lule ministrit të bujqësisë t’i dërgojë për eksport se perime s’ka”, tha fermeri Mariglen Ziu.
Top Channel