Rinovimi me Milanin, Luka Modric i vendos dy kushte kryesore drejtorit Igli Tare

20/04/2026 13:39

Luka Modric është i hapur për të rinovuar kontratën e tij me Milanin, por ai ka vendosur kushte.

Kroati dëshiron që skuadra të përmirësojë organikën e saj në mënyrë që të mund të konkurrojë për tituj.

Sipas gazetarit Di Marzio, ai nuk do të rinovojë nëse Milani nuk kualifikohet për Champions League sezonin e ardhshëm dhe shpreson që Allegri të mbetet si trajner.

Mbetet të shihet sesi do të shkojnë negociatat mes tij dhe drejtorit Igli Tare, që arriti ta bindte sezonin e shkuar pas negociatash intensive dhe një udhëtimi urgjent në Kroaci.

Top Channel