“U krijua nga problemet që dolën nga ligji 7501”, Kryeministri Rama për Paketën e Maleve: Nuk i shërben investitorëve të mëdhenj
Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes.
Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se avokatët e tyre kërkojnë që masat të mos i shqyrtojë gjyqtari aktual, Enkel Peza.
Kjo pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë, por kërkesa e tyre u rrëzua.
Arrest me burg:
1. Kelmend Çuçka
2. Bujar Tusha
3. Henri Shapllo
4. Mirvet Toçilla
5. Sem Bici
Detyrim paraqitje:
1. Igball Domi
2. Gentian Tuga
3. Ernest Kapo
4. Edison Shyti
5. Bardhyl Ndou
6. Sokol Bajraktari
Top Channel