Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve të bashkisë Gjirokastër, policia: Nën hetim 33-vjeçari, shpërndau informacione të rreme
Kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë foli për programin e qeverisë “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, e cila do ti vijë në ndihmë bizneseve që duan të zgjerohen.
Ai u shpreh se do të jepen kredi me interes të ulët dhe do të ketë një limit prej 2 milionë eurosh, teksa u ndal edhe tek detajet e projektit.
“Ky takim synon të ndihmojë të gjithë ata që janë të interesuar dhe që na ndjekin përmes ekranit, për tu informuar me mundësitë e reja që kemi dhe që janë ose do të vihen në dispozicion të atyre që duan të jenë protagonistë në këtë fushë. Dua të nis tek programi i ri që po përgatisim, do ta prezantojmë shumë shpejt, në fund të muajit besoj do të kemi marrëveshje mes Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë, për një linjë financimi për të mbështetur çdo projekt të kujtdo që ka një ndërmarrje të vogël ose të mesme, që do të zgjerojë ndërmarrjen”, tha Rama.

“Do të ketë interes të kredisë më të ulët se kreditë komerciale, dhe do të ketë një limit deri në 2 mln euro. Nuk do të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por nga start up-er dhe ndërmarrjet e vogla ose të mesme, punishtet dhe patjetër nga agroturistët që duan të rriten. Kur flasim për rritje të agroturizmit nuk flas vetëm për masën e rritjes së volumit të ndërtimit, por është edhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese jashtë kufijve të vet.
Një agroturizëm mund të ketë një vresht diku, një baxho, punishte reçeli, jo domosdoshmërish në atë territor, dhe nëse e ka një të tillë dhe d ta ketë një të tillë kjo është plotësisht e mjaftueshme për t’iu qasur programit. Programi besoj se vjen në një kohë të duhur, kam pasur komunikime me themelues të ndërmarrjeve të vogla që prodhojnë, flasim për agropërpunum, prodhim dhe eksport”, vijoi më tej Rama.
Top Channel