Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet në dy shkolla në Turqi, Erdogan: Do të ashpërsojmë ligjin për armët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që marrëveshja me Iranin të nënshkruhet nesër në mbrëmje në Pakistan.
Presidenti Trump paralajmëroi për përshkallëzim të situatës nëse skadon armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit.
“Nëse armëpushimi skadon nesër në mbrëmje, atëherë do të fillojnë të bien shumë bomba”, u shpreh Trump.
Gjithashtu ai ka rrëzuar poshtë pretendimet se ai është “bindur” që të përfshihet në luftën kundër Iranit nga Izraeli dhe Benjamin Netanyahu.
Në një postim në Truth Social, Trump u shpreh se përfshirja e Uashingtonit në konflikt bazohej në sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit dhe në “mendimin e tij të përjetshëm” se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore.
Që nga fillimi i luftës me Iranin ka pasur disa pretendime se Trump është ndikuar nga Benjamin Netanyahu, përfshirë edhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, e cila tha se u “tërhoq në” luftë nga Izraeli.
Trump kritikoi mediat për “gënjeshtra dhe histori të sajuara”, duke thënë se “rezultatet në Iran do të jenë të mahnitshme”.
Ai tha gjithashtu se nëse “udhëheqësit e rinj të Teheranit janë të zgjuar” dhe Irani mund të ketë një “të ardhme të shkëlqyer dhe të begatë”.
Top Channel