Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Emin Kokalari është vënë nën hetim pasi sipas policisë shpërndau indormacione të rreme në rrjete sociale për aludimet se zyrtarë të bashkisë Gjirokastër janë infektuar me HIV/AIDS.
“Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qytetarët e Gjirokastrës janë përballur ditët e fundit me një valë paniku, pas përhapjes së lajmeve në rrjetet sociale mbi një situatë të pretenduar të përhapjes së HIV/AIDS.
Në qendër të këtyre aludimeve janë vendosur kryetari i bashkisë dhe disa punonjës të institucionit, çka ka rritur më tej shqetësimin në opinionin publik.
Menjëherë pas publikimit të këtyre pretendimeve, avokati i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Arben Llangozi, i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë, ku ka depozituar një kallëzim penal, duke i cilësuar këto lajme si shpifje dhe të pavërteta që dëmtojnë imazhin e personave të përfshirë, raporton korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel