Skulptura “Rrënjët” në shëtitoren bregdetare “Taulantia” në Durrës është dëmtuar dhe është rrethuar për sigurinë e vizitorëve të shumtë që fotografohen pranë saj çdo ditë.
Sipas drejtorit të Agjencisë së Parqeve Urbane Durrës, Leonard Haka, dëmtimi ka ardhur si pasojë e peshës së vizitorëve që bëjnë foto, si dhe kushteve atmosferike pranë detit.
Ajo ka pësuar krisje në strukturë. Ndërkohë, janë njoftuar ekspertë nga Tirana për restaurimin e saj. E realizuar në bronz nga skulptori Adrian Dule dhe e vendosur në pranverën e vitit 2023 buzë detit, vepra e artit urban “Rrënjët” simbolizon lidhjen e qytetit me detin dhe rrënjët e emigrantëve shqiptarë.
Pas restaurimit, vepra do të rikthehet në vendin e saj në shëtitore.
Top Channel